Ndërlidhjet

Shtyhet ofertimi për Kupën e Botës 2026


Ilustrim
Ilustrim

Federata Botërore e Futbollit - FIFA ka shtyrë procesin e ofertimit për organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit më 2026.

Ai është dashur të mbahet në maj të vitit 2017 në Kuala Lampur.

Lajmi vjen rreth dy javë pasi shtatë zyrtarë të FIFA-s janë arrestuar në Cyrih, nën akuzat për korrupsion, të ngritura nga Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët zviceranë kanë hapur po ashtu hetime për mitmarrje dhe shpëlarje parash, të cilat lidhen me ofertat për organizimin e Kupës së Botës më 2018 në Rusi dhe më 2022 në Katar.

XS
SM
MD
LG