Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti kirgiz bën thirrje për unitet dhe paqe


Presidenti i Kirgizisë Almazbek Atambaev

Presidenti i Kirgizisë Almazbek Atambaev

Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë paqen dhe unitetin, përderisa vendi shënon përvjetorin e pestë të përleshjeve vdekjeprurëse në mes të uzbekëve dhe kirgizëve.

“Familjet kirgize që kanë shpëtuar uzbekët dhe familjet uzbeke që kanë shpëtuar njerëz kirgizë kanë dëshmuar se gjëja më e rëndësishme nuk është përkatësia e tyre etnike por humaniteti dhe dinjiteti”, thuhet në deklaratën e Atambaevit.

Ai po ashtu tha se organizatorët e dhunës “herët ose vonë do të mbajnë përgjegjësi”, duke cituar ish-presidentin Kurmanbek Bakiev dhe “bashkëpunëtorëve të tij”.

Më shumë se 400 njerëz u vranë dhe mijëra të tjerë u zhvendosën nga shtëpitë e tyre, në përleshjet që ndodhën në qytetin Osh dhe Jalal-Abad në qershor të vitit 2010. Dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

XS
SM
MD
LG