Ndërlidhjet

Kuvajti do të dërgojë 300 milionë dollarë në Irak dhe Jemen


Ilustrim

Kuvajti do të dërgojë 300 milionë dollarë ndihmë humanitare në Irak dhe Jemen, ka njoftuar sot Ministria e Jashtme.

Kuvajti, i cili është i pasur me naftë, do të dërgojë 200 milionë dollarë Irakut dhe 100 milionë Jemenit për shkak të “krizës humanitare që po ndodhë në rajon”, ka thënë Jassem al-Mubaraki.

Luftime të ashëpra kanë ndodhur në Irak në mes të militantëve të Shtetit Islamik dhe ushtrisë të mbështetur nga milicia Shiite.

Ndërkaq në Jemen, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, po kryen sulme ajrore kundër rebelëve Huthi dhe forcave besnike të ish-presidentit Ali Abdullah Saleh.

XS
SM
MD
LG