Ndërlidhjet

Varet në Pakistan njeriu që kreu vrasje kur ishte 15 vjeç


Pamje nga qyteti Lahore
Pamje nga qyteti Lahore

Në Pakistan sot është ekzekutuar një njeri i cili ishte 15 vjeç kur u dënua me dënim me vdekje për vrasje, pavarësisht kundërshtimit të grupeve të të drejtave të njeriut dhe Kombeve të Bashkuara.

Aftab Bahadur Masih është dënuar me vdekje pasi në vitit 1992 ka vrarë 3 persona, por grupi për të drejtat e njeriut Reprieve, ka thënë se dy dëshmitarë të cilët e kanë implikuar në vrasje Bahadur-in që atëherë janë tërhequr nga dëshmia e tyre, duke thënë se kanë qenë të torturuar.

Avokatët e Bahadur-ës kanë thënë se edhe klienti i tyre është torturuar gjatë pranimit të fajit.

Në kohën kur janë kryer vrasjet, dënimi me vdekje shqiptohej për personat mbi 15 vjeç, por në vitin 2000 mosha minimale u bë 18.

Një zyrtar në burgun në qytetin Lahore tha se Bahadura “qante dhe thoshte se ishte i pafajshëm”, para se të varej. Bahadura kishte shkruar edhe një ese para se të varej ku tregonte se ishte i pafajshëm.

XS
SM
MD
LG