Ndërlidhjet

Renzi takon Putinin, flet për dallimet


Kryeministri italian Matteo Renzi mirëpret presidentin rus Vladimir Putin në Milano
Kryeministri italian Matteo Renzi mirëpret presidentin rus Vladimir Putin në Milano

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vizituar panairin botëror Expo 2015 në Milano sot, teksa ka nisur kështu vizitën e tij në Itali dhe Vatikan.

Ai është pritur nga kryeministri italian Matteo Renzi, i cili ka vlerësuar “miqësinë tradicionale në mes të italianëve dhe rusëve”, por ka thënë se “kemi pozicione të ndryshe” në disa çështje.

Kryeministri Renzi iu referua nevojës për t’u ballafaquar me “sfida, edhe ato që na bashkojnë por dhe ato në të cilat kemi pozicione të ndryshme”.

Vizita njëditore e Putinit në Itali dhe Vatikan vjen vetëm dy ditë pas samitit të 7 vendeve më të industrializuara (G7), ku Rusia u kërcënua se do t’i ashpërsohen sanksionet për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Presidenti rus më pas do të bisedojë me kryeministrin Renzi, më pas do të niset për në Romë, ku do të takohet me homologun e tij Sergio Mattarella.

Putini do të takohet me Papa Françeskun në Vatikan dhe pritet që të bisedojnë për krizën në Ukrainë, situatën e të krishterëve në Lindje të Mesme.

XS
SM
MD
LG