Ndërlidhjet

Jeb Bush: Putini është "ngucakeq"


Jeb Bush.

Jeb Bush.

Kandidati për president nga Partia Republikane, Jeb Bush ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është “ngucakeq” dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë duhet të jenë të vendosura në përgjigjen kundër “agresionit” rus.

Bush, vëllai i ish-presidentit George W.Bush, është në turne evropian, duke synuar që të forcojë kredencialet e tij në politikën e jashtme.

“Në fund të fundit, unë mendoj se të përballesh me Putinin, duhet të përballesh me forcë. Ai është ngucakeq dhe duhet të sillesh keq kur ke të bësh me një njeri të tillë”, u tha gazetarëve në Berlin, Jeb Bush.

XS
SM
MD
LG