Ndërlidhjet

Vritet një civil në bazën ajrore të SHBA-ve në Kabul


Një punëtor civil në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-ve është vrarë në Afganistan, me një sulm me raketë në bazën ushtarake Bagram, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë amerikane sot.

Baza ajrore e SHBA-ve, në veri të kryeqytetit Kabul, shpesh ka qenë cak i raketave të kryengritësve por të vrarë ka pasur rallë.

Civili Krissie K, Davis 54 vjeç, nga Alabama është vrarë të hënën.

“Raketa goditi veturën e tij dhe lëndimet ishin shumë të rënda”, ka thënë zëdhënësi.

Një raketë tjetër ka goditur bazën ushtarake të mërkurën në mëngjes ka shtuar zëdhënësi.

Shumica e forcave të Shteteve të Bashkuara janë tërhequr nga Afganistani dhe aktualisht janë vetëm 9,800 trupa.

Trupat amerikane që akoma janë në Afganistan trajnojnë trupat afgane, por pak forca akoma mbeten të angazhuara në operacione luftarake kundër talebanëve dhe militantëve të tjerë.

XS
SM
MD
LG