Ndërlidhjet

Rusi: Pilotes ukrainase i zgjatet paraburgimi


Një gjykatë në Rusi ia ka zgjatur paraburgimin pilotes dhe njëherësh deputetes ukrainase, Nadia Savchenko, deri më 10 shtator.

Agjencia e lajmeve në Rusi njofton se Gjykata e Qytetit në Moskë, e ka marrë këtë vendim sot.

Savchenko 34 vjeç, është në burg në Rusi që prej korrikut të vitit 2014. Ajo thotë se është sjellë në Rusi në mënyrë të paligjshme, pasi që ishte kidnapuar nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ajo po akuzohet se është e përfshirë në vrasjen e dy gazetarëve rusë, të cilët u vranë në konfliktin e Ukranës. Gjithashtu akuzohet edhe për kalim në mënyrë të paligjshëm të kufirit.

Savchenko i mohon të gjitha akuzat dhe thotë se Rusia nuk ka të drejtë ta mbajë atë në burg.

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shqetësimin mbi trajtimin e “pamëshirshëm” ndaj Savchenkos edhe kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të saj.

XS
SM
MD
LG