Ndërlidhjet

Putini bën thirrje për zbatim të plotë të armëpushimit


Konferenca e përbashkët e presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit italian Matteo Renzi
Konferenca e përbashkët e presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit italian Matteo Renzi

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se zbatimi i plotë i marrëveshjes së armëpushimit të arritur në muajin shkurt në Minsk, është vital për përfundimin e luftimeve në lindje të Ukrainës.

Duke folur në një konferencë të përbashkët me kryeministrin italian Matteo Renzi në Milano, Putini tha se nuk ka asnjë alternativë për zgjidhje paqësore të konfliktit.

Putini do të qëndroj sot në Itali dhe në Vatikan, ku do të takohet edhe me Papa Françeskun.

Kievni dhe Perëndimi e kanë akuzuar Rusinë se po mbështetë rebelët në lindje të Ukrainës me trupa dhe armë, akuza këto që Moska i hedhë poshtë.

XS
SM
MD
LG