Ndërlidhjet

Rusia dhe Egjipti fillojnë ushtrimet e përbashkëta detare


Ilustrim

Ilustrim

Rusia dhe Egjipti, për herë të parë janë duke mbajtur ushtrime të përbashkëta detare në Detin Mesdhe.

Ministria e Mbrotjes ruse thotë se faza aktive e ushtrimeve, e quajtur “Ura e Miqësisë 2015”, ka filluar sot në portin egjiptian të Aleksandrisë.

Disa anije ruse përfshirë edhe një që gjuan raketa janë duke marrë pjesë në këto ushtrime, të cilat do të zgjasin deri më 14 qershor.

“Me mbështetjen e aviacionit, anijet ruse dhe egjiptiane do të kryejnë detyra me qëllim të mbrojtjes së vijës detare nga kërcënimet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Rusia ka kryer stërvitje të ngjashme detare me Kinën në Detin Mesdhe në muajin maj.

XS
SM
MD
LG