Ndërlidhjet

Holanda nuk do të organizojë Lojërat Evropiane 2019


Më 12 qershor në Baku për herë ntë parë fillojnë Lojërat Evropiane
Më 12 qershor në Baku për herë ntë parë fillojnë Lojërat Evropiane

Holanda është tërhequr nga organizimi i edicionit të dytë të Lojërave Evropiane në 2019, dy ditë para se edicioni i parë i këtyre lojërave të fillojë në Azerbajxhan.

Qeveria holandeze ka thënë sot se çmimi prej 57.5 milionë eurosh është shumë i lartë për autoritetet lokale, provincial dhe kombëtare.

Autoritetet holandeze gjithashtu kanë vënë në pikëpyetje se a do të ketë atletë të mjaftueshëm në këto lojëra sepse sportet, duke përfshirë këtu notin dhe atletikën kanë kampionate evropiane në vitin 2019.

Patrick Hickey, kreu i Komiteteve Evropiane Olimpike, ka thënë në një deklaratë se : “Ky lajm është dëshpërues por ne duam që të falëndrojmë Holandën për interesimin e tyre”.

Në Lojërat Olimpike Evropiane që do të fillojnë më 12 qershor në Baku të Azerbajxhanit, Kosova përfaqësohet me ekipin e saj olimpik me gjithsej 19 sportisë.

Xhudisja Majlinda Kelmendi ndonëse nuk do të marrë pjesë në këtë garë, do të bartë flamurin e Kosovës në parakalimin e atletëve.

XS
SM
MD
LG