Ndërlidhjet

Muhamet Kelmendi shoqërohet në polici "në cilësinë e dëshmitarit"


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se gjatë ditës së sotme ka ndaluar pesë persona në qytetin e Mitrovicës, në ndërlidhje me një rast që është duke u hetuar.

Mediat vendore në Kosovë kanë publikuar lajmin se “anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muhamet Kelmendi, është arrestuar nën dyshimet për planifikim të një sulmi terrorist në veri të Kosovës”.

Në komunikatën e policisë thuhet se ndër të ndaluarit është edhe zoti Kelmendi, por ai në polici “është shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate, ka thënë se është e e befasuar me ndalimin e anëtarit të kryesisë së partisë Muhamet Kelmendi.

“Profesor Muhamet Kelmendi u ndalua befas, me pretekst krejt të pakuptimtë për veprimtarinë e tij, derisa po udhëtonte në Boletin, në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Heroit të Kombit Isa Boletini”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

XS
SM
MD
LG