Ndërlidhjet

logo-print

Bisedimet për konfliktin në Siri shtyhen për në korrik


Pamje nga bombardimet në Provincën Idlib në Siri

Pamje nga bombardimet në Provincën Idlib në Siri

I dërguari për paqe i OKB-së për Siri, Staffan de Mistura, ka shtyrë bisedimet në Gjenevë për në muajin e ardhshëm, ka thënë zëdhënësja e tij.

Jessy Chahine ka thënë se bisedimet, të nisura më 5 maj, për të lejuar konsulta të ndara me lojëtarë rajonal dhe vendor, me shpresë se do të nxisin dialogun për të zgjidhur konfliktin, do të vazhdojnë muajin e ardhshëm.

Ajo tha se de Mistura dhe zëvendësi i tij, deri më tani janë takuar me zyrtarë të qeverisë siriane, me koalicionin opozitar sirian dhe 39 politikanë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Siri.

“Ata gjithashtu kanë mbajtur 26 takime me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit por dhe të vendeve në rajon dhe organizatave rajonale, të cilët janë të shqetësuar për konfliktin në Siri”, tha ajo.

“Ky proces pritet që të vazhdojë në korrik”, tha Chahine.

Irani ndërkaq, për herë të parë ka marrë pjesë në bisedime.

I dërguari i paqes i OKB-së në Siri ka thënë se “ka një konsensus të përgjithshëm se në tragjedinë siriane nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake” dhe theksoi nevojën për “një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse nga politikanët sirianë”.

Konflikti në Siri ka filluar në mars të vitit 2011 me protestat anti-qeveritare. Pasi që regjimi ra, situata përshkallëzoi dhe vendi u fut në një luftë civile, nga e cila deri më tani kanë vdekur 230,000 njerëz.

XS
SM
MD
LG