Ndërlidhjet

Tunizi: Shpëtohen 356 migrantë


Foto arkiv

Foto arkiv

Kryqi i Kuq thotë se marina tuniziane sot ka shpëtuar 356 migrantë, në juglindje të vendit.

Ammar Lamloum nga kjo organizatë ka thënë se një grup i migrantëve, shumica nga Afrika, janë munduar që të arrijnë në ishullin italian të Lampedusa-s, kur ata janë shpëtuar.

“Ata tashmë janë në portin Ben Guerdane”, tha ai.

Lamloum tha se migrantët, ku kishte afrikanë, sirianë, marokenë dhe egjiptinë, ishin nisur me anjije nga Libia, por anija kishte pasur prishje afër bregjeve tuniziane.

Autoritetet në Tunizi dhe Itali janë duke kryer operacione shpëtimi për migrantët, të cilët po nisen nga Libia për në Evropë me gomone gjysmë të prishura dhe me anije prej druri. Shumica prej tyre nisen për në ishullin e Lampedusës, i cili është 300 kilometra larg bregut libian.

Më 19 prill, rreth 750 migrantë ishin mbytur, pasi anija e tyre u fundos në mes të ujërave libiane dhe italiane.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian sot ka bërë thirrje tek 28 shtetet anëtare të saj, të mirëpresin planin për zhvendosjen e 40,000 migrantëve, të cilët gjenden në Greqi dhe itali.

Disa prej vendeve anëtare të BE-së e kanë kundërshtuar këtë plan.

XS
SM
MD
LG