Ndërlidhjet

Rusia dënon me 5 vjet burg djalin e Dzhemilevit


Khaiser Dzhemilev, djali i liderit të tatarëve të Krimesë leader Mustafa Dzhemilev,
Khaiser Dzhemilev, djali i liderit të tatarëve të Krimesë leader Mustafa Dzhemilev,

Një Gjykatë në Rusi, ka dënuar me 5 vjet burg djalin e figurës kryesore të tartarëve të Krimesë, dënim të cilin avokati i tij e quan të jashtëligjshëm.

Khaiser Dzhemilev, djali i liderit veteran të tatarëve të Krimesë Mustafa Dzhemilev, ishte arrestuar në maj të vitit 2013 nga autoritetet ukrainase në lidhje me vrasjen e shokut të tij.

Ai ka thënë se aksidentalisht e ka qëlluar shokun e tij me armë zjarri.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në mars të vitit 2014, autoritetet e mbështetura nga Moska kanë marrë përsipër rastin e tij dhe e kanë trasferuar në rajonin e Krasnodar-it, në jug të Rusisë.
Mustafa Dzhemilev ka akuzuar Rusinë se djalin e tij po e mbajnë peng.

Dzhemilev ballafaqohej me dënim të mundshëm për vrasje pa paramendim, por gjykata e Krasnodar-it më 2 qershor e ka shpallur atë fajtorë për shaktim të vdekjes nga pakujdesia , vepër e cila dënohet më pak. Ai gjithashtu është gjetur fajtorë për vjedhje të armës dhe armëmbajtje pa leje.

XS
SM
MD
LG