Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi kinerbetik në bisedimet e Iranit, mund të jetë vepër e Izraelit


Ilustrim

Ilustrim

Një virius kompjuterik është përdorur për të nxjerrë informata nga bisedimet e Iranit për programin e saj bërthamor, ka thënë kompania për sigurinë e kompjuterëve Kaspersky Lab.

Kaspersky thotë se ka gjetur souftverin në tre hotele evropinave të përdorur në bisedimet e Iranit me 6 fuqitë botërore, përfshirë këtu edhe në vet kompjuterët e Kasperskit.

Edhe Kaspersky dhe kompania amerikane Symantec kanë thënë se virusi ka shpërndarë disa programe spiunazhi të zbuluara më parë të quajtura Duqu, të cilat ekspertët e sigurisë besojnë se janë zhvilluar nga izraelitët.

“Shumica, sidmos disa prej viruseve të vitit 2014-2015 janë të lidhura me bisedimet që Irani po zhvillon për marrëveshjen bërthamore”, thuhet në kumtesën për media.

Irani po zhvillon bisedime për programin e saj bërthamorë me Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Në muajin shkurt, Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Izraelin se ka përgjuar disa nga bisedimet me qëllim që të shtrembërojë qëndrimin e tyre karshi këtyre bisedimeve.

Ndërkaq, Izraeli ka denoncuar bisedimet me Iranin, duke thënë se ai dyshon se çdo marrëveshje që del nga to me të vërtetë do të frenojë ambiciet bërthamore të Iranit.

XS
SM
MD
LG