Ndërlidhjet

Kazakistani ka përfunduar bisedimet për të arritur marrëveshje për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Ky vend që 20 vjet po tenton që të bëhet anëtare e kësaj organizate.

OBT ka njoftuar se kërkesa për anëtarësim e Kazakistanit do të shkojë për miratim zyrtarë më 22 qershor.

“I përgëzojë vendet anëtare të OBT-së dhe Qeverinë e Republikës së Kazakistanit për hapin historik të marrë sot”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBT-së, Roberto Azevdo.

“Pres që t’i uroj mirëseardhje Kazakistanit në organizatën tonë”, ka shtuar më tej ai.

Ambasadori nga Finlanda, Vesa Himanen, i cili ka udhëhequr ekipin punues në bisedimet për të arritur një marrëveshje me Kazakistanin, ka thënë se “këto bisedime kanë qenë më sfidueset në 20 vjetët e historisë së organizatës”.

Arritja e marrëveshjes ishte veçanërisht komplekse dhe unike për shkak se Kazakistani duhej që të bënte rregullime të tarifave dhe të merrte parasysh edhe kushtet e saj të tregtisë me Rusinë dhe anëtarët e tjerë të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, shtoi Himanen.

Ministri i Ekonomisë Zhanar Aitzhanova ka udhëhequr bisedimet në emër të Kazakistanit.

XS
SM
MD
LG