Ndërlidhjet

logo-print

Bahrejni akuzon Irakun se ka trajnuar një grup shiit


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Bahrejnit, Sheik Khalid bin Ahmed al-Khalifa, e ka thirrur amabasadorin e Irakut dhe i ka dorëzuar një letër proteste, për shkak se një grup shiit ka deklaruar se ka bërë trajnime në Irak.

Sheiku al-Khalifa i ka takuar ambasadorin Ahmed Rasheed al-Dalimi, pasi Bahrejni ka zbuluar se grupi Saraya al-Ashtar ka bërë trajnime, se si të përdoren armët dhe eskplozivët në Irak, ka njoftuar Ministria e Jashtme.

Ministri al-Khalifa ka kërkuar nga Iraku t’i jap fund “grupit terrorist”, me të cilin Iraku e ka kërcënuar sigurinë e Bahrejnit.

Bahrejni e ka listuar grupin shiit si grup të ndaluar pas një seri sulmesh të kryer nga ta dhe ka arrestuar 12 pjesëtarë të këtij grupi.

Shteti thotë se tre persona të arrestuar kanë pranuar se kanë udhëtuar në Irak dhe janë trajnuar se si të përdorin armë, si të rrëmbejnë persona dhe si të krijojnë bomba.

XS
SM
MD
LG