Ndërlidhjet

Abbott bën thirrje për luftimin e xhihadistëve


Kryeministri australian Tony Abbott

Kryeministri australian Tony Abbott

Kryeministri australian, Tony Abbott u ka bërë thirrje shteteve të Azisë Paqësore, që të luftojnë grupet xhihadiste, duke thënë se ata janë sfida kryesore e rajonit.

Duke folur në një konferencë për media lidhur me propagandën e terroristëve, Abbott tha se grupi militant Shteti Islamik është “kult i vdekjes” me “ambicje botërore”.

“Ju nuk mund të negocioni me një etnitet të tillë, ju vetëm mund t’i luftoni ata”, tha Abbott.

Australia thotë se më shumë se 100 qytetarë të saj janë duke luftuar përkrahë militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Ky shtet ka paraqitur masa kombëtare të sigurisë dhe ka paralajmëruar se mund ta bëjë një ligj, i cili do t’ia hiqte shtetësinë çdo banori që lufton apo përkrahë grupet ekstremiste.

XS
SM
MD
LG