Ndërlidhjet

Hahn: “Shumë i pakënaqur” me qasjen e disa partive në Maqedoni


Johannes Hahn
Johannes Hahn

Komisionari i Bashkimit Evropian për politikën e fqinjësisë evropiane dhe për negociata për zgjerim, Johannes Hahn, është shprehur “shumë i pakënaqur” me qasjen e disa partive të caktuara, për zgjidhjen e krizës së thellë në Maqedoni, pasi bisedimet politike mbrëmë vonë në Bruksel, përfunduan pa marrëveshje finale.

Në rrjetin Twitter zoti Hahn ka shkruar se është “shumë i pakënaqur për mungesën e përgjegjësisë dhe të lidershipit nga disa”, por nuk ka dhënë më tepër detaje, raporton AFP nga Brukseli.

Liderët politikë në Maqedoni janë pajtuar këtë muaj për të mbajtur zgjedhje të parakohshme më së largu deri në prill të vitit të ardhshëm,me qëllim që të kapërcehet kriza e thellë politike, e cila e ka përfshirë këtë vend për disa muaj.

Në bisedimet e djeshme në Bruksel, që janë përshkruar si maratonike, parashihej që të përcaktoheshin detajet e zgjedhjeve dhe reformat e nevojshme.

XS
SM
MD
LG