Ndërlidhjet

Rusi: SHBA-të akuzohen lidhur me Ukrainën


Pamje e një pjese të Moskës

Pamje e një pjese të Moskës

Rusia thotë se nuk po ndërmerr asnjë “aktivitet të pazakonshëm ushtarak” dhe ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për ta implementuar në tërësi një marrëveshje për kontroll të armatimit nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Në një kumtesë të sotme, Ministria e jashtme e Rusisë ka tërhequr vërejtjen se vendosja e raketave nga ana e Shteteve të Bashkuara afër kufijve të Rusisë, do të thotë “shkatërrim total” të Marrëveshjes për Forcat Atomike me Rreze të Mesme Veprimi (INF).

Rusia, po ashtu, e ka akuzuar Uashingtonin për shtytje të Kievit për ta vazhduar konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës, ku forcat qeveritare po luftojnë kundër forcave separatiste të mbështetura nga Rusia, për më tepër se një vit.

Kjo deklaratë ruse u bë pasi në një raport të Departamentit amerikan të shtetit është akuzuar Rusia për shkelje të obligimeve të saja lidhur me marrëveshjen për armatim.

Më herët këtë muaj, është raportuar se zyrtarë të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara kanë disktuar për vendosjen e raketave tokësore në Evropë, në përgjigje ndaj dyshimeve për shkelje të marrrëveshjes INF nga ana e Rusisë.

XS
SM
MD
LG