Ndërlidhjet

Kosovë: Arrestohet një i dyshuar për “financim të terrorizmit”


Autoritetet e rendit kanë arrestuar një person në Kaçanik, nën dyshimet se ka kryer veprën “financim i terrorizmit”.

“Me urdhër të Gjykatës, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, me ç’ rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa pajisje elektronike, fletushka dhe një karikator pa fishekë”, thuhet një raportin e dërguar nga Policia e Kosovës.

Mediat vendore njoftojnë se i arrestuari dyshohet të jetë marrë me financimin e rekrutimit të qytetarëve të Kosovës, për të luftuar në Siri, përkrah grupit militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG