Ndërlidhjet

Kosovë: AGK-ja e shqetësuar për sjelljen e policëve ndaj fotoreporterit


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur “shqetësim të thellë për sjelljen e djeshme të zyrtarëve policorë ndaj fotoreporterit të Indeksoniline dhe Kohës Ditore në Mitrovicë”.

Mëtutje, në reagim theksohet se AGK “ka kërkuaar nisjen e hetimeve dhe marrjen e masave ndaj të gjithë atyre zyrtarëve policorë, që kanë qenë të përfshirë në veprimet e djeshme në Mitrovicë”.

AGK i përkujton institucionet në Kosovë se është e papranueshme çdo pengesë nga ana e tyre në ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit dhe thekson se ky asociacion do të jetë “bashkëpunues me institucione, në këtë drejtim, dhe do t’i ofrojë kapacitetet e nevojshme për të arritur komunikim sa më të mirë në mes gazetarëve dhe zyrtarëve policorë”.

XS
SM
MD
LG