Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Erdogan kërkon që partitë t’i anashkalojnë dallimet


Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje partive politike në Turqi “që egot t’i lënë anash” dhe ta formojnë qeverinë “sa më shpejt” që të jetë e mundshme.

Mëtutje, gjatë një fjalimi të sotëm televiziv, zoti Erdogan ka tëhrqur vërejtjen se historia do ta gjykoj secilin, i cili do ta fuste Turqinë në pasiguri politike dhe se të gjitha palët duhet ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve “si vullnet të popullit”.

Në zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor, Partia për Zhvillim dhe Drejtësi (AKP), dikur e udhëhequr nga zoti Erdogan, për të parën herë prej vitit 2002, e ka humbur shumicën parlamentare.

Asnjë parti nuk ka paraqitur sinjale se është e gatshme t’i bashkohet koalicionit qeveritar me AKP-në.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, njëherësh lider i partisë AKP, tha sot se nuk mund të përjashtohet edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja, nëse dështojnë bisedimet për formimin e koalicionit qeverisës.

XS
SM
MD
LG