Ndërlidhjet

logo-print

AGK: Dënohet sulmi në selinë e portalit Kossev


Pamje nga pjesa veriore e Mitrovicës

Pamje nga pjesa veriore e Mitrovicës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se e ka marrë me shqetësim lajmin për sulmin me armë zjarri në selinë e portalit Kossev në veri të Mitrovicës, nga persona ende të panjohur.

“AGK dënon ashpër këtë akt dhe konsideron se çdo veprim i tillë është ndërhyrje direkte në punën e gazetarëve, gazetarinë e pavarur dhe lirinë e shprehjes”, thuhet mëtutje në reagimin e AGK-së.

Ky asociacion u ka bërë thirrje përfaqësuesve të institucioneve kompetente për ruajtjen e rendit dhe ligjit, që të ndërmarrin të gjitha masat për sigurimin e një ambienti të favorshëm për punën e gazetarëve, garantimin e lirisë së shprehjes dhe ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit.

Po ashtu, “AGK iu bën thirrje organeve të rendit që t’i kapin autorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë”.

XS
SM
MD
LG