Ndërlidhjet

Afganistan: Është vrarë prokurori i një province


Familjet e zhvendosura në provincën Fariab në Afganistan

Familjet e zhvendosura në provincën Fariab në Afganistan

Zyrtarët afganë thonë se nga një shpërthim bombe është vrarë një prokuror provincial.

Guvernatori i provincës Fariab, Dayed Lugan, tha sot se bomba ishte vendosur në makinën e prokurorit, Hamidullah Khan.

Kjo provincë e largët gjendet në kufi me Turkmeninë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Zyrtarët e sistemit të drejtësisë janë të rrezikuar nga sulmet në rritje të militantëve talibanë, të cilët po luftojnë për ta përmbysur qeverinë afgane në Kabul.

XS
SM
MD
LG