Ndërlidhjet

PE: Kërkohet që Sepp Blatter të largohet menjëherë


Ligjvënësit evropianë kanë kërkuar sot që presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, të largohet menjëherë dhe të emërohet një udhëheqës i përkohshëm.

Anëtarët e Prlamentit Evropian me ngritje dore të shumicës e miratuan rezolutën e tyre, pas debatit për akuza të korrupsionit, të cilat e kanë tronditur trupën qeverisëse të futbollit botëror, duke e futur atë në krizë të thellë.

FIFA nuk është e obliguar t’i nënshtrohet Parlamentit Evropian dhe më parë i ka hedhur poshtë thirrjet për aksion, që ishin bërë nga grupet e deputetëve në Parlamentin Evropian. Aksion kishte kërkuar edhe Këshilli i Evropës.

Sepp Blatter i ka shpallur planet për dorëheqje javën e kaluar dhe ka premtuar se zgjedhjet për pasardhësin e tij do të mbahen brenda nëntë muajve.

Sipas rregullores së FIFA-s, nëse Blatter largohet para zgjedhjeve, atëherë udhëheqës i përkohshëmdo të bëhej zëvendëspresidenti aktual, Issa Hayatou, nga Kameruni.

XS
SM
MD
LG