Ndërlidhjet

OSBE: Dënohet sulmi në portalin në pjesën veriore të Mitrovicës


Jean-Claude Schlumberger

Jean-Claude Schlumberger

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe përfaqësuesja për liri të mediave, Dunja Mijatoviq, kanë shprehur shqetësim për sulmin e sotëm në zyrat e portalit të lajmeve, KoSSev, në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Jam i shqetësuar me raportet që zyrat e portalit KoSSev janë qëlluar disa herë me armë zjarri”, tha Schlumerberger, dhe ka shtuar se “sulmi është një akt i frikësimit kundër një organizate të pavarur mediale dhe e dënoj me fjalët më të fuqishme”.

Mëtutje, siç njofton Organizarta për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), policia e ka konfirmuar incidentin dhe po zhvillohen hetime për këtë rast.

Sipas policisë, dy plumba ishin gjetur brenda zyrave të portalit KoSSev, ndërsa 4-5 të tjerë në fasadë. Ka pasur dëme materiale, por nuk është raportuar për viktima në njerëz.

Schlumberger ka kërkuar nga autoritetet që ta zbardhin këtë rast sa më shpejt dhe të krijojnë kushte që ky portal të mund të punoj lirisht dhe në siguri.

Nga ana tjetër, Dunja Mijatoviq, tha se “e dënoj këtë sulm, ndërsa siguria është kusht bazik për anëtarët e mediave që ta kryejnë punën e tyre”.

XS
SM
MD
LG