Ndërlidhjet

SHBA: Rusia akuzohet për armatimin e kryengritësve në Ukrianë


Samantha Power (në mes) dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, (majtas) duke u përshëndetur me anëtarët e delegacionit amerikan para fillimit të bisedimeve të djeshme në Kiev
Samantha Power (në mes) dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, (majtas) duke u përshëndetur me anëtarët e delegacionit amerikan para fillimit të bisedimeve të djeshme në Kiev

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, e ka akuzuar Rusinë për “trajnim, armatim, financim dhe bashkëluftim” të kryengritësve prorusë, që luftojnë kundër forcave të qeverisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Duke folur sot para një audience në Kiev të Ukrainës, ajo tha se Ukraina ballafaqohej me probleme edhe “para se Rusia ta fillonte trajnimin, armatimin, financimin dhe bashkëluftimin me separatistët e vet në lindje të Ukrainës, diçka që Kremlini vazhdon ta përgënjeshtroj”.

Samantha Power është shprehur se Shtetet e Bashkuara e mbështesin marrëveshjen e Minskut për armëpushim, megjithë shkeljet që bëhen.

Sipas saj, pjesa më e madhe e shkeljeve të armëpushimit bëhet nga separatistët dhe nga riparaqitja në terren e armatimit të rëndë, i cili më parë ishte tërhequr.

Qëndrimi i ambasadores Power në Kiev u bë në kohën kur në incidente të ndara në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë dy ushtarë qeveritarë dhe tre civilë.

Prej prillit të vitit të kaluar, kur filloi konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 6,400 vetë.

XS
SM
MD
LG