Ndërlidhjet

OSBE: Separatistët në Ukrainë angazhojnë fëmijë të armatosur


Michael Bociurkiw
Michael Bociurkiw

Zëdhënësi i Misionit special monitorues të OSBE-së në Ukrainë, Micheal Bociurkiw, tha sot se separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, i përdorin fëmijët në pika të kontrollit, ndërsa disa prej tyre bartin armë.

Gjatë një konference për gazetarë në Kiev, ai theksoi se për të dytën herë kohëve të fundit, vëzhguesit e OSBE-së i kanë parë fëmijët, kësaj radhe gjatë vizitës aktuale në fshatin Shyrokyne.

“Gjatë vizitës së fundit, monitoruesit tanë kanë parë atë që duket se janë fëmijë të mitur edhe në pika të kontrollit, dhe nëse nuk gaboj, kjo është hera e dytë në kohë të fundit që ne kemi parë fëmijë dhe disa prej tyre me armë”, tha Bociurkiw.

XS
SM
MD
LG