Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Mbyllet zyra e organizatës Save The Children


Autoritetet e Pakistanit dje kanë urdhëruar organizatën Save The Children që të largohet nga ky vend, derisa një zyrtar e ka akuzuar atë për aktivitete “kundër Pakistanit”.

Policia e ka mbyllur zyrën e kësaj organizate humanitare në kryeqytetin Islamabad, me ç’rast personelit të jashtëm i është dhënë afati prej 15 ditësh që të largohen nga Pakistani.

Save The Children tha se nuk ka marrë ndonjë paralajmërim për këtë veprim dhe “fuqishëm e kundërshton” aksionin e autoriteteve pakistaneze.

Më herët, Pakistani e ka ndërlidhur këtë organizatë me programin e vaksinimit të rrejshëm të përdorur nga agjencia amerikane, CIA, për ta gjetur Osama bin Ladenin.

Por, organizata Save The Children gjithnjë e ka hedhur poshtë involvimin me agjencinë CIA ose me mjekun pakistanez, Shakil Afridi, i cili e kishte kryer programin e vaksinimit dhe u kishte thënë hetuesve pakistanezë se CIA e kishte rekrutuar atë nëpërmjet një zyrtari të lartë të organizatës Save The Children, për të ndihmuar në gjetjen e bin Ladenit.

Zyrtarët pakistanezë thonë se leja e përkohshme e kësaj organizate për të operaur në këtë vend kishte skaduar më 15 maj.

XS
SM
MD
LG