Ndërlidhjet

SHBA: Nuk votohet autoriteti shtesë në luftë kundër IS-it


Kongresi i Shteteve të Bashkuara në Uashington

Kongresi i Shteteve të Bashkuara në Uashington

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbrëmë e ka refuzuar masën për t’i detyruar ligjvënësit që presidentit t’i jepen autorizime më të fuqishme për luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Për refuzim të kësaj mase ishin 231 ligjvënës, ndërsa 196 votuan për.

Ky votim e thekson mungesën e gatishmërisë politike në Kongres për ta zgjidhur çështjen e mospajtimit të ashpër se çka të bëhet lidhur me Shtetin Islamik.

Ky zhvillim ndodhi derisa Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimint të më tepër bazave ushtarake në Irak, për t’i luftuar militantët e Shtetit Islamik, megjithqë deri tash janë shpenzuar më se 2.7 miliardë dollarë për luftën ende të paautorizuar kundër IS-it në Irak dhe Siri, prej se në muajin gusht të vitit të kaluar, kanë filluar sulmet ajrore të koalicionit të ushëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG