Ndërlidhjet

BE: Greqia të mos luaj bixhoz, FMN-ja i ndërpret bisedimet


Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shpallur dje se i ka ndërprerë negociatat me Greqinë në Bruksel për shkak të dallimeve të mëdha.

Kjo lëvizje befasuese e FMN-së u bë derisa Bashkimi Evropian i tha kryeministrit të Greqisë, Alexis Tsipras, që ta ndalë luajtjen e bixhozit me të ardhmen e vendit të tij, i cili gjendet në situatë të vështirë financiare dhe të ndërmarrë vendime madhore, të nevojshme për evitimin e falimentimit.

“Ka mospajtime madhore ndërmjet nesh në fushat kryesore”, tha zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice, dhe ka shtuar se “aktualisht nuk ka pasur progres në zvogëlimim e këtyre dallimeve”.

XS
SM
MD
LG