Ndërlidhjet

Francë: Pritet vendimi për ish-shefin e FMN-së


Dominique Strauss Kahn
Dominique Strauss Kahn

Një gjykatë në Francë sot do të vendos nëse ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, është fajtor për krime seksuale.

Katër vite pas akuzave për sulm seksual nga një punëtore e një hoteli në Nju Jork, të cilat i ndalën ambicjet politike të zotit Khan dhe karrierën si shef i Fondit Monetar Ndërkombëtar, sot do të dihet nëse një rast tjetër për sjellje të pahijshme në vendin e tij, do të çoj në dënim dhe burgim të mundshëm.

Strauss-Kahn, 66 vjeçar, i cili e ka zgjidhur financiarisht rastin me punëtoren e një hoteli në Nju Jork, pasi prokurorët u tërhoqën nga akuzat penale në vitin 2011, tash është i akuzuar në Francë, në një rast krejtësisht tjetër, se ka nxitur organizimin e orgjive me prostitute.

Prej se është kthyer në Paris, pasi para kohe e përfundoi detyrën në Uashington, Strauss-Kahn ka synuar fillimin e një jete të re, me hapjen e një ndërmarrjeje për investime bankare, e cila tash ka probleme, dhe me partneren e re, pasi bashkëshortja e tij, Anne Sinclair, gazetare e njohur, u largua nga ai.

Strauss Kahn fuqishëm i ka hedhur poshtë akuzat se ai kishte nxitur shfrenime seksuale me prostitute në hotelin luksoz Carlton.

XS
SM
MD
LG