Ndërlidhjet

logo-print

Baku: Fillojnë Lojërat Evropiane, pjesëmarrëse edhe Kosova


Logoja e Lojërave Evropiane në Baku të Azerbajxhanit

Logoja e Lojërave Evropiane në Baku të Azerbajxhanit

Në Baku të Azerbajxhanit sot hapen Lojërat Evropiane, në të cilat për të parën herë në këtë nivel, merr pjesë edhe Kosova. Ndër vendet pjesëmarrëse është edhe Shqipëria.

Në këtë garë sportive të nivelit evropian, që organizohet për të parën herë, marrin pjesë seleksionet e më se 50 vendeve.

Siç ka njoftuar më herët Komiteti Olimpik i Kosovës, në Baku udhëtuan 19 sportistë nga 9 sporte: xhudo, karate, qitje, mundje, boks, shigjetari, not, çiklizëm dhe tekvando.

Kjo garë sportive evropiane po mbahet në periudhën kur Azerbajxhani po ballafaqohet me kritika për gjendjen e të drejtave të njeriut.

Organizata Human Rights Watch tha se disa gazetarë nga organizatat kryesore të informacioneve në Evropë nuk janë lejuar të hyjnë në këtë vend për të raportuar nga këto gara.

Autoritetet në Baku thonë se ekziston një fushatë e mediave për “diskreditimin” e lojërave, raporton agjencia DPA nga Baku.

Human Rights Watch tha se Lojërat Evropiane, në të cilat marrin pjesë afro 6 mijë sportisë nga i gjithë kontintenti, hapen në “një atmosferë të respresionit të paprecedent të qeverisë në periudhën pas-sovjetike”.

XS
SM
MD
LG