Ndërlidhjet

SHBA: I riu e pranoi fajësinë se e ka ndihmuar IS-in


Shtetasi i ri amerikan, Ali Shukri Amin, me njohje të mirë të teknikës, e ka pranuar fajësinë se duke i shfrytëzuar mediat sociale e ka ndihmuar grupin militant, Shteti Islamik (IS). Kjo vepër penale mund të ndëshkohet me burgim deri në 15 vjet.

Ky person 17 vjeçar, i cili i ka dërguar më se 7 mijë mesazhe në rrjwtin Twitter në mbështetje të IS-it, ka pranuar se e ka këshilluar dhe inkurajuar këtë grup militant.

Ai, po ashtu, ka pranuar se e ka ndihmuar personin, Reza Niknejaad, 18 vjeçar, për të udhëtuar në Siri, për bashkim me IS-in.

“Jam fajtor”, tha ky nxënës duke u përgjegjur në pyetjen e një gjyqtari në Aleksandria të Virxhinias, se a ndjehet fajtor lidhur me akuzat.

Ali Shukri Amin është i riu i parë që dënohet në Shtetet e Bashkuara për ndihmë në materiale për grupin ekstremist, Sheti Islamik, ka thënë avokati i tij, Joseph Floor.

“Ai ka shprehur keqardhje të thellë” tha Floor, duke shtuar se klienti i tij ka bashkëpunuar me autoritetet.

XS
SM
MD
LG