Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Ushtria i largoi kryengritësit nga një bazë ajrore


Pamje e shkatërrimeve nga lufta në Siri

Pamje e shkatërrimeve nga lufta në Siri

Ushtria e Sirisë dhe luftëtarët aleatë i kanë larguar kryengritësit nga disa pjesë të një baze ajrore në provincën jugore, Svedia, të cilën ata e kishin okupuar më herët.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha se kryengritësit ishin larguar nga disa pjesë të bazës Al-Thala.

“Kjo është tërheqje e kryengritësve”, tha Rami Abdulrahman, nga ky observator, dhe ka shtuar se sulmet e fuqishme ajrore të ushtrisë së Sirisë dhe përforcimet që kishin arritur nga Svedia, kanë ndihmuar në zmbrapjen e kryengritësve.

XS
SM
MD
LG