Ndërlidhjet

Ismayilova: Azerbajxhani – në mes të krizës për të drejtat e njeriut


Khadija Ismayilova
Khadija Ismayilova

Gazetarja e burgosur në Azerbajxan, Khadija Ismayilova, thotë se ky vend ndodhet “në mes të krizës së të drejtave të njeriut”, derisa në kryeqytetin Baku, sot hapen Lojërat Evropiane.

Mëtutje, në një letër të botuar sot në të përditshmen New York Times, Ismayilova, që ishte edhe bashkëpunëtore e Radios Evropa e Lirë, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të mos lejoj që qeveria e Azerbajxhanit ta “largoj” vëmendjen nga shkeljet e të drejtave të njeriut.

Ismayilova i ka kaluar 6 muaj në paraburgim, në pritje të procesit gjyqësor, për të cilin mbështetësit e saj thonë se është pasojë e raportimit të saj investigativ për dyshimet për korrupsion brenda regjimit të presidentit, Ilham Aliyev.

Gazetarja Khadija Ismayilova thotë se derisa ata “në krye vazhdojnë të përfitojnë nga korrupsioni, njerëzit e zakonshëm kanë probleme për punë, për jetë dhe për liri”.

Ajo ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar t’i bëjë presion presidentit Aliyev që t’i liroj të gjithë të burgosurit politikë.

XS
SM
MD
LG