Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri i Moldavisë


Chiril Gaburici

Chiril Gaburici

Kryeministri i Moldavisë, Chiril Gaburici sot ka dhënë dorëheqje, pasi janë ngritur dyshime lidhur me studimet e tij.

Guburici këtë vendim e morri sot pasi që prokurorët po dyshojnë lidhur me arritjet e tij akademike.

Ai tha se i vjen keq që dyshimet lidhur me studimet e tij janë shndërruar në “instrument për lojëra politike”.

Deri më tani, ai nuk ka dhënë asnjë koment për akuzat.

Gaburici u bë kryeministër i vendit në muajin shkurt. Ai ka deklaruar se ka qenë një menaxher dhe jo një politikan, por vendi duhet të ndryshojë sistemin politik.

Më herët gjatë javës, Gaburici ka kërkuar dorëheqjen e Prokurorit të Shtetit dhe kreut të Bankës Qendrore, për mosveprim pas zhdukjes së 1 miliard dollarësh nga bankat moldave.

XS
SM
MD
LG