Ndërlidhjet

Arrestohen 60 pjesëtarë të dyshuar të Al Shababit


Foto arkiv

Foto arkiv

Forcat e sigurisë në Somali, kanë arrestuar 60 persona, të cilët dyshohen se janë pjesëtarë të grupit terrorist islamik Al-Shabaab.

Kështu ka njoftuar Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Inteligjencë e Somalisë, duke shtuar se arrestimet kanë ndodhur në kryeqytet, Mogadishu.

Armë, municione dhe eksplozive gjithashtu janë konfiskuar gjatë bastisjeve nëpër shtëpitë e të dyshuarve dhe kërkimet për prova të reja janë duke vazhduar, ka thënë një zyrtarë i lartë i inteligjencës në kushte anonimiteti.

“Operacionet janë të fokusuar në lagjet jugore dhe veriore të qytetit, ku ne besojmë se akoma ka mbetje të fshehura të Al-Shabaab-it”, ka thënë ai.

Shumica e arrestimeve janë bërë pas njoftimeve nga terreni, ka thënë zëdhënësi i agjencisë Mohamed Osman Yusuf

Ky aksion vjen një ditë pasi grupi al-Shabaab i cili është i lidhur me al-Qaeda-n, ka kërcënuar se do të sulmojë shtetin fqinj të Kenias, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, si dhe trupat keniane të cilët janë të stacionuar në jug të Somalisë.

Grupi terrorist al-Shabaab rregullisht sulmon zyrtarët qeveritarë dhe civilë në Somali dhe Kenia ka qenë synim i këtij grupi që prej vitit 2011, kur trupat keniane hyn në terroritorin somalez për të ndihmuar qeverinë.

XS
SM
MD
LG