Ndërlidhjet

logo-print

Ponta i mbijeton votës së mosbesimit


Kryeministri rumun Victor Ponta

Kryeministri rumun Victor Ponta

Kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta, i cili përballet me akuzat për korrupsion dhe shpëlarje parash, i ka mbijetuar votës së mosbesimit në Parlament.
Vetëm 13 deputetë kanë votuar për shkarkimin e tij, ndërsa 194 kanë qenë kundër.
Më 5 qershor, prokurorët anti-korrupsion kanë thënë se Ponta dyshohet se ka marrë 63 mijë euro nga një kompani ligjore e një bashkëpunëtori të ngushtë, në periudhën 2007-2008.
Ponta ka thënë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG