Ndërlidhjet

logo-print

BE me strategji për të drejtat e njeriut në Azinë Qendrore


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian planifikon që të shtojë përpjekjet e saj për të adresuar “sfidat serioze të të drejtave të njeriut” në Azinë Qendrore, sipas një strategjie që e ka parë Radio Evropa e Lirë.

“Strategjia e BE-së për Azinë Qendrore”, do të miratohet nga ministrat e jashtëm të BE-së më 22 qershor në Luksenburg. Kjo strategji është përditësim i një dokumenti të miratuar në vitin 2007, ku përshkruhen qëllimet e përgjithshme të politikës së BE-së në disa fusha, në lidhje me pesë ish-republikat sovjetike në rajon: Kazakistan, Kirgizi, Taxhikistan, Turkmenistan dhe Uzbekistan.

Edhe pse në këtë dokument përmenden shkurt veprimet konkrete për të drejtat e njeriut, aty thuhet se prioriteti i BE-së në Azinë Qendrore përfshijnë promovimin e respektimit për liritë e tubimit, bashkimit, shprehjes, fesë apo besimit, si dhe inkurajimin e të drejtvae të grave, fëmijëve dhe minoriteteve.

Në dokument nuk ka asnjë premtim për përpjekje të mëtutjeshme për ç’rrënjosjen e torturës.

XS
SM
MD
LG