Ndërlidhjet

Demirtas akuzon njerëzit e shtetit për dhunën në Diyarbakir


 Selahattin Demirtas
Selahattin Demirtas

Lideri i partisë opozitare pro-kurde në Turqi, Selahttin Demirtas, ka thënë sot se figura të larta shtetërore janë të lidhur me dhunën e shkaktuar këtë javë në provincën e banuar me kurdë, në Diyarbakir, ku mbetën të vdekur 4 persona.

“Ne duam që njerëzit brenda shtetit dhe brenda qeverisë, që kanë lidhje me sulmet të gjenden”, ka thënë Demirtas.

Dhuna në mes të franskioneve të ndryshme kurde vjen disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat, partia në pushtet AKP ka humbur shumicën absolute.

XS
SM
MD
LG