Ndërlidhjet

Nëna e të burgosurit kazak padit burgun për “lëndime në kokë”


Ilustrim

Ilustrim

Nëna e të burgosurit kazak thotë se po planifikon që të ngris padi ndaj burgut, pasi që sipas saj, djali i saj ka marrë lëndime serioze në tru, gjatë qëndrimit në burg.

Nesipkul Alpysbaeva i ka thënë Radios Evropa e Lirë se djali i saj Eskendir Tugelbaev, i cili është në burg dhe po mbahet në qeli të izoluar, në është rrahur keq nga policët dhe nga gardianët më 12 maj.

Ajo thotë se djali i saj ka fraktura në kafkë, të cilat i kanë shkaktuar “lëndime në tru”, duke i pamundësuar të folurit.

Tugelbaev momentalisht është i shtrirë në spitalin e burgut, në qytetin Semei dhe i është nënshtruar një operacioni në kokë.

Autoritetet e burgut pranojnë se ndaj Tugelbaevit është ushtruar dhunë pasi ai nuk i është bindur urdhërave, por pretendojnë se dhuna ka qenë në kufijtë e lejuar.

XS
SM
MD
LG