Ndërlidhjet

Sulmet ajrore shkatërrojnë trashëgimi të mbrojtur nga UNESCO


Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë shkatërruar një shtëpi në Sanaa të Jemenit, e cila ishte nën mbrojtjen e UNESCO-s. Së paku pesë civilë janë vrarë dhe shumë të tjerë besohet se janë të ngujuar nën rrënoja, thonë zyrtarët mjekësorë dhe dëshmitarët.

Aeroplanët kanë hedhur bomba dhe siç duket kanë pasur për cak shtëpinë ku jeton një komandat i rebelëve, kanë thënë dëshmitarët, raporton AP.

Bombat nuk kanë eksploduar por impaktin ka qenë i madh, duke shkatërurar së paku tre shtëpi dhe duke dëmtuar seriozisht edhe ndërtesat përreth.

Në Sanaa, në distriktin “Qyteti i Vjetër” apo siç quhet ndryshe al-Qasimi, është njëri prej vendeve më të famshme për turistët, për shkak të atraksioneve historike.

Qyteti i vjetër është i banuar më shumë se 2,500 vjetë. Shtëpitë janë të ndërtuara me tjegulla të djegura dhe me dhe.

Në deklaratën e UNESCO-s, drejtori i përgjithshëm i agjencisë e ka dënuar sulmin dhe ka thënë se ai ka goditur një prej “xhevahirëve më të vjetër të peisazhit urban islamik” dhe gjithashtu ka shprehur keqardhjen për humbjen e njerëzve.

XS
SM
MD
LG