Ndërlidhjet

Bosnje: Protestë për lirimin e Naser Oriqit


Sarajevë, foto arkiv
Sarajevë, foto arkiv

Disa qindra veteranë të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë kanë protestuar kundër arrestimit të një komandanti mysliman të luftës.

Autoritetet zvicerane kanë arrestuar Naser Oriqin më 10 qershor, me kërkesë të Serbisë.

Beogradi e akuzon atë për vrasjen e nëntë civilëve serbë në vitin 1992, në një qytet pranë Srebrenicës.

Protestuesit në Sarajevë kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Oriq është liruar nga Tribunali i Hagës në vitin 2008, i cili ka thënë se ai nuk ka komanduar forcat që kanë kryer krime lufte.

XS
SM
MD
LG