Ndërlidhjet

Arrestohet ish-anëtarja e grupit Pussy Riot


Ish-anëtarja e Pussy Riot Nadezhda Tolokonnikova arrestohet sërish
Ish-anëtarja e Pussy Riot Nadezhda Tolokonnikova arrestohet sërish

Ish-antëtarja e grupit punk të Rusisë Pussy Riot, Nadezhda Tolokonnikova është arrestuar në Moskë sot, së bashku me disa aktivistë të tjerë, pas një performance në të cilën kishte veshur uniforma të burgut me flamurin rus në to.

Ajo ka postuar në Faceebok një fotografi ku së bashku me Katrin Nenasheva janë në veturën e policisë.

Peroformanca e Tolokonnikovas vjen në Ditën e Rusisë, e cila është festë kombëtare.

Ajo dhe an5tarja tjetër e Pussy Riot, Maria Alyokhina kanë qëndruar në burg për rreth 2 vjet, pasi në shkur të vitit 2012, grupi kishte hyrë në katedralen kryesore ortodokse dhe kishte kënduar një “lutje” kundër Vladrimir Putin, i cili në atë kohë sapo kishte fituar mandatin e tretë presidencial.

XS
SM
MD
LG