Ndërlidhjet

Princeshës së Spanjës i merret titulli


Princesha Cristina dhe bashkësshortu u sah Inaki Urdangarin
Princesha Cristina dhe bashkësshortu u sah Inaki Urdangarin

Mbreti Felipe VI i Spanjës i ka hequr titullin “Dukesha e Palmës” motrës së tij, princeshës Cristina, e cila përballet me gjyq për evazion fiskal.

Ajo ka marrë këtë titull qysh në vitin 1997 kur është martuar me Inaki Urdangarin, ish-lojtar olimpik i hendbollit, i cili po ashtu është akuzuar për evazion fiskal.

Princesha Cristina ka kërkuar nga mbreti që t’i heqë titullin, ka thënë avokati i saj.

Por, pallati mbretëror ka thënë se mbreti ka marrë vendimin para se të shihte kërkesën e saj.

Cristina i mohon akuzat për mashtrim me taksa.

Prokurorët në Palma de Mallorka janë duke hetuar për kohë të gjatë marrëveshjet biznesore të Inaki Urdangarinit.

Cristina është vajza më e re e ish-mbretit Juan Carlos, i cili ka lëshuar fronin vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG