Ndërlidhjet

logo-print

Negociatori rus: Bisedimet e Iranit gati kanë ngecur


Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov

Negociatori rus në bisedimet e Iranit për programin e saj bërthamor ka thënë se ka një ngadalësim “shumë shqetësues” në progesin që Irani dhe 6 fuqitë boërore po bëjnë, pasi që edhe afati i 30 qershorit është duke u afruar, kur duhet edhe të finalizohet marrëveshja.

Sergei Rybakov është cituar nga RIA Novosti se ka thënë se “shkalla e përparimit është ngadalësuar shumë”.

Ai ka shtuar se “kjo është shqetësuese sepse ka mbetur pak kohë deri në fund të afatit”.

Rybakov, zëvendës ministër i Jashtëm i Rusisë, ka folur para raundit të ardhshëm të bisedimeve.

Asnjë përparim nuk është raportuar të ketë ndodhë në takimet e sotme.

Zyrtarët nga Irani dhe Rusia, Britani, Kina, Franca, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, janë pajtuar në prill në Lozanë të Zvicrës për një marrëveshje të parakohshme për të frenuar programin bërthamor të Iranit, në shkëmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaurar se afati përfundimtar për arritjen e marrëveshjes është fundi i qershorit, por vendet e tjera pjesëmarrëse në këto bisedime, kanë thënë se shtyrja e këtij afati mund të jetë e nevojshme.

XS
SM
MD
LG