Ndërlidhjet

logo-print

Kerry doli nga spitali, thotë se do të angazhohet në bisedime


John Kerry duke folur me telefon gjatë qëndrimit të tij në spital

John Kerry duke folur me telefon gjatë qëndrimit të tij në spital

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, mbrëmë ka dalur nga spitali pas qëndrimit 10 ditësh, duke thënë se do të angazhohet tërërsisht në bisedimet atomike me Iranin, në fund të këtij muaji.

Duke u paraqitur për të parën herë në publik, prej operacionit të këmbës së thyer gjatë një aksidenti me biçikletë në Francë, zoti Kerry duket se synonte t’i eliminonte dyshimet lidhur me përfshirjen e tij në bisedime.

“Do të jem absolutisht, plotësisht dhe totalisht i angazhuar në këto bisedime. Unë do të udhëtoj atje në momentin e duhur gjatë ditëve të ardhshme me qëllim të shtyrjes përpara në këtë moment kritik të negociatave”, tha John Kerry, derisa largohej nga Spitali i përgjithshëm në Masaçusets.

Ai tha se do tu bashkohet negociatave me Iranin, pas bisedimeve strategjike ekonomike me Kinën në Uashington, prej 22 e deri më 24 të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG